Sekuestrohen miliona lekë në Durrës, arrestohet kambisti

schedule18:55 - 1 Prill, 2022

schedule 18:55 - 1 Prill, 2022

Mbrëmjen e së premtes policia e Durrësit ka bënë në pranga një kambist si dhe ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme parash.

Arrestimi i kambistit H.A 60-vjeç u bë nga policia nën akuzën e informalitetit, pasi fshihte të ardhurat nga veprimtaria në këmbimin valutor.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor  i koduar “Valuta”, për goditjen e informalitetit. Fshihte të ardhurat e përfituara nga veprimtaria e këmbimit valutor, vihet në pranga një kambist.

Sekuestrohen një shumë e konsiderueshme parash.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e informalitetit, bazuar në informacionet e marra dhe punën   profesionale hetimore disa javore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Valuta”

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi H. A., 60 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe  “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga Specialistët e Seksionit Për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Durrës, duke ushtruar në mënyrë të paligjshme dhe të vazhdueshme  veprimtarinë e këmbimit valutor.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, shuma të konsiderueshme parash, të prerjeve të ndryshme.   

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!