QAFË THANË – 13 mijë euro të padeklaruara janë sekuestruar në Doganën e Qafë Thanës.
Raportohet se paratë i janë gjetur I.C nga Rumania. Ky person paratë i kishte në çantën e dore, konkretisht 13.350 EUR.
Kujtojmë se në kuadër të ligjit për pastrimin e parave, doganat shqiptarë nuk lejojnë sende me vlerë, metale, gurë të çmuar apo vlera monetare që i kalojnë shumën prej 10 mijë eurosh.
Njoftimi:
Sekuestrohen 13 mijë euro të padeklaruara në Doganën e Qafë Thanës
Informacion më të detajuar, në lidhje me detyrimin për deklarim të vlerave monetare mbi 10.000 EUR, i gjeni në faqen e internetit të doganës: www.dogana.gov.al
/abcnews.al/