Sekuestrohen mbi 99 mijë euro në autobusin e linjës Bari-Durrës, pranga 37 vjeçarit

schedule09:05 - 13 Qershor, 2023

schedule 09:05 - 13 Qershor, 2023

Një 37 vjeçar është vënë në prangat e policisë Kufitare pasi po tentonte të fuste një shumë të madhe parash të padeklaruara.

Sipas policisë mësohet se i ndaluari është Elson Rrodhe, i cili kishte fshehur një shumë të madhe parash (euro) në tavanin e autobusit të linjës Bari-Durrës, me qëllim që të mos i deklaronte në hyrje të RSh-së, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari (drejtuesi i autobusit).

Në cilësinë e provës material janë sekuestruar 99 700 euro të ndara në 8 paketime.

Gjatë operacionit, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, një autobus tip “Scania” i linjës Durrës-Bari-Durrës.

Gjatë kontrollit të imtësishëm në autobus, me metoda bashkëkohore, në pjesën e tavanit, janë gjetur 8 paketime me kartëmonedha në euro, gjithësej 99 700 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!