Sekuestrohen mbi 11 mijë euro në Kakavijë, 53-vjeçari që i posedonte nuk i deklaroi

schedule15:03 - 30 Mars, 2024

schedule 15:03 - 30 Mars, 2024

Mbi 11 mijë të padeklaruara janë sekuestruar në Kakavijë. Mësohet se 53-vjeccari që i posedonte nuk i kishte deklaruar.

Si pasojë, ka përfunduar në prangat e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Kontrollet e detajuara nga shërbimet e Policisë Kufitare, godasin 1 rast të mosdeklarimit të të hollave

Sekuestrohen 11 110 euro, procedohet penalisht 53-vjeçari që i posedonte dhe nuk i deklaroi në dalje të RSh-së.

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe etik, qytetarëve në hyrje/dalje, është goditur 1 rast i mosdeklarimit të të hollave.

Në bazë të analizës të riskut, në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi të cilit në çantë i janë gjetur 11 110 euro.

Shuma e parave e padeklaruar nga ky shtetas u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 53 vjeç, banues në Patos./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!