Sekuestrohen dy armë zjarri dhe municion luftarak, dy në pranga në Tiranë

schedule09:46 - 9 Mars, 2024

schedule 09:46 - 9 Mars, 2024

TIRANË– Dy persona janë vënë në pranga në Tiranë, ndërsa janë sekuestruar dy armë zjarri, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike e llojit kokainë.  Për këtë janë arrestuar dy persona të dyshuar.

Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur veprimtarinë kriminale dhe lidhjen e tyre me grupe të tjera. Të arrestuarit janë Edevaldo Haxhiu, 39 vjeç, banues në Tiranë Azemvllasi Elezi.

Ky i fundit në momentin e ndalimit, nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, por ka tentuar të largohej dhe gjatë tentativës për t’u larguar ka hedhur në tokë, një armë zjarri pistoletë./ abcnews.al