Sekuestrohen bizneset dhe bllokohen llogaritë e familjes Habilaj, në kërkim vëllai i Moisi Habilajt

schedule13:00 - 21 Tetor, 2017

schedule 13:00 - 21 Tetor, 2017

Të gjitha asetet dhe llogaritë bankare të vëllezërve Habilaj, të cilët dyshohet se i kanë krijuar nga veprimtari kriminale janë sekuestruar nga policia. Në terren vazhdon operacioni për kontrollin e banesave të tjera në fshatra të Vlorës, ku mendohet se mund të jenë fshehur pjestarë të grupit kriminal të Habilajve dhe sasi të tjera droge. Megaoperacioni për grupin e Habilajve vazhdon. 3 biznese, 5 automjete dhe një mjet lundrues u sekuestruan nga policia e Vlorës. Dyshohet se këto pasuri janë krijuar nga veprimtari kriminale. Familjes së Habilajve policia i ka bllokuar edhe llogaritë bankare. Ndërkohe policia po kontrollon të gjithë banesat e tyre për të gjetur sasi të tjera droge dhe për të kapur pjesëtarë të grupit Habilaj të shpallur në kërkim. Një prej tyre është Floriani , vëllai i Moisi Habilajt, i cili dyshohet se është fshehur në fshatrat e Vlorës, por ende nuk është bërë i mundur arrestimi i tij.

https://youtu.be/bQh6tcgUGVQ

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!