Sekuestrohen 95 aparate celulare të kontrabanduara në Berat me vlerë 37 mln lekë

schedule14:04 - 16 Shtator, 2022

schedule 14:04 - 16 Shtator, 2022

Tre të rinj janë proceduar penalisht në Berat pazi akuzohen për tregtim të mallrave kontrabandë.

Në kuadër të operacionit “Phones” u sekuestruan 95 aparate celulare të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 3.700.000 lekë të rinj.

Burime nga policia bëjnë me dije se u proceduan

– M. Sh., 31 vjeç, banues në Kuçovë, administrator subjekti;

-N. H., 24 vjeç, banues në Berat, administrator subjekti;

-A. B., 33 vjeç, banues në Berat, administrator subjekti.

Gjatë kontrollit të ushtruar në 3 subjektet (dyqanet) që këta shtetas administronin u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 95 aparate celulare të markave të ndryshme, me vlerë totale rreth 3.700.000 lekë të rinj, për të cilët këta 3 shtetas nuk dispononin faturat tatimore përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Tregtimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve”.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!