Sekuestrohen 9 kg lëndë narkotike ” Mariuanë”, 2 shtetas në pranga

schedule11:07 - 7 Shtator, 2018

schedule 11:07 - 7 Shtator, 2018

Nga specialistët e Seksionit kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, falë një pune hetimore në interval kohor 1 mujor ndjekur me metoda proaktive, u finalizua me sukses operacioni i koduar ” High speed”, ku si rezultat i tij u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Sead Isufaj, 22 vjeç, banues në Durrës
– Sovran Cena, 24 vjeç, banues në Durrës ( i dënuar më parë)

Këta dy shtetas janë kapur në flagrancë në vendin e quajtur ” Rrethrrotullimi i Shëngjinit”, me mjetin e tyre tip Audi , në të cilin kishin fshehur në pjesën e përparmë të mjetit, 8 pako me lëndë narkotike “Mariuanë”, të cilat pas peshimit rezultuan 9 kg.
Materialet procedurale në ngarkim të tyre u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike’ kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283/2-25 të Kodit Penal./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!