Gjatë ditës së sotme janë kapur në Igumenicë, 81 kg marijuanë.
Operacioni është organizuar nga njësia antidrogë e Athinës në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Igumenicë.
Fillimisht është ndaluar një fugon, në të cilin është ushtruar kontroll ku në brendësi janë gjetur në vende të improvizuara enkas, 15 pako me 81 kg marijuanë.
Gjithashtu janë sekuestruar dhe 1250 euro dhe 1 celular.
Në pranga ka rënë një shtetas grek 52-vjeç.
Policia greke ka përforcuar shërbimet në kufirin greko-shqiptar të Igumenicës, duke bashkëpunuar edhe me anti-drogën e Selanikut dhe atë të Athinës./abcnews.al

