Sekuestrohen 7.2 tonë kokainë në Bolivi, sasia e dytë më e madhe në historinë e vendit

schedule09:07 - 21 Mars, 2024

schedule 09:07 - 21 Mars, 2024

Policia boliviane sekuestroi sasinë e dytë më të madhe të drogës në historinë e vendit në fillim të kësaj jave, me 7.2 tonë kokainë të destinuar për në Belgjikë, me një vlerë prej gati gjysmë miliardë dollarësh.

Operacioni u krye në Pissiga, në kufi me Kilin. Droga ishte fshehur në dy kamionë që transportonin skrap, që do të eksportohej në Europë nëpërmjet një porti kilian në Oqeanin Paqësor.

Trafikanti u arratis nga vendi i Amerikës Latine në SHBA.

Në janar, policia njoftoi sekuestrimin e sasisë më të madhe të kokainës në historinë e Bolivisë, që arrin në më shumë se 8 tonë, gjithashtu në kufi me Kilin.
Bolivia është ndër vendet me prodhimin më të madh të lëndës së parë së kokainës në të gjithë botën.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Kontrollin e Drogës dhe Parandalimin e Krimit (ONUDC) ka regjistruar një rritje të madhe të trafikut të kësaj droge nga Amerika Latine, kryesisht drejt Europës.

/abcnews.al