Policia Kufitare në Portin e Vlorës ka goditur një rast të kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë. Policia njofton se ka sekuestruar 500 paketa cigaresh të markave të ndryshme, ndërsa është proceduar penalisht drejtuesi i kamionit ku u gjetën paketat me cigare.
Mësohet se gjatë kontrollit, në kabinën e kamionit që drejtohej nga G. H., 38 vjeç, banues në Vlorë, u konstatuan të fshehura në kuti kartoni 50 steka me 500 paketa cigaresh të markave të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policicë:
Policia Kufitare në Portin e Vlorës, në kuadër të masave të shtuara për goditjen e paligjshmërisë, parandalon dhe godet një rast të kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë.
Sekuestrohen 500 paketa cigaresh të markave të ndryshme.
Procedohet penalisht drejtuesi i kamionit ku u gjetën paketat me cigare.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Vlorës, si rezultat i masave të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, një kamion që transportonte çanta letre në drejtim të Italisë.
Gjatë kontrollit, në kabinën e kamionit që drejtohej nga shtetasi G. H., 38 vjeç, banues në Vlorë, u konstatuan të fshehura në kuti kartoni 50 steka me 500 paketa cigaresh të markave të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Vlorë, të cilët, në përfundim të veprimeve kanë proceduar penalisht shtetasin G. H., për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
g.v/abcnews.al