Sekuestrohen 50 kg kokainë me vlerë 35 milionë euro, një i arrestuar në Itali

schedule11:28 - 11 Gusht, 2023

schedule 11:28 - 11 Gusht, 2023

35 milionë euro kokainë është sekuestruar sot nga Policia Financuare Italiane e Livornos. Sipas autoriteteve italiane, vlera e kokainës e cilësisë mjaft të pastër do t’i sillte krimit të organizuar një fitim mbi 35 milionë euro në tregjet e shitjes.

Kokaina u gjet në një kontejner që transportonte artikuj ushqimorë e që vinte nga Amerika e Jugut. Sipas burimeve është arrestur një person, kombësia e të cilit ende nuk është bërë e ditur.

Droga ishte e konfeksionuar në dhjetëra pako të vogla. Operacioni shënon një hap të mëtejshëm në favor të luftës kundër trafikut të drogës në Toskanë dhe në nivel kombëtar dhe është rezultat i një aktiviteti të përditshëm dhe metodik kontrolli në terren.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!