Policia kufitare në Kakavijë ka sekuestruar 44. 500 euro.
Shuma e konsiderueshme ishte fshehur në gomën rezervë të automjetin tip “Hyundai” me drejtues A. N. 41 vjeç, banues në fshatin Moravë, Berat, i cili po ikte në Greqi.
41-vjeçari tentoi që të kalonte shumën pa e deklaruar, ndërsa tashmë do të hetohet për pastrim parash dhe mosdeklarim.
Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale./ Abcnews.al