Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sekuestrohen 3 mijë doza false të vaksinës anti covid

schedule10:21 - 2 Shkurt, 2021

schedule 10:21 - 2 Shkurt, 2021

Më shumë se 80 njerëz u arrestuan dhe u konfiskuan 3,000 doza të vaksinave false kundër COVID-19 në një fushatë të veçantë të Kinës për të goditur krimet e lidhura me vaksinat.

Të dyshuarit kishin përfituar nga prodhimi dhe shitja ilegale e vaksinave që nga shtatori i vitit 2020. Çështja u zgjidh nga policia e Pekinit dhe provincat Jiangsu dhe Shandong të Kinës Lindore dhe rajone të tjera, sipas të dhënave nga Agjencia e Lajmeve Xinhua.

Sipas raporteve, të gjitha vaksinat false janë gjurmuar,megjithatë, nuk u zbulua se në çfarë vendi do të dërgoheshin. Të dyshuarit mund të kenë planifikuar të dërgojnë vaksinat jashtë vendit, tha për Global Times një burim i afërt me një prodhues të vaksinave kineze.

Sipas burimit, një grup njerëzish kishin dërguar në mënyrë të paligjshme vaksina në Afrikë më parë. Të dyshuarit krijuan vaksina false duke injektuar serum në shiringa dhe i shitën ato me çmime të larta.

“Vaksinat me siguri nuk do të kenë efekt, por as nuk do të shkaktojnë probleme shëndetësore, kështu që është e qartë se të dyshuarit kërkonin para, jo të lëndonin njerëz, “tha Tao Lina, një ekspert i vaksinave me bazë në Shanghai. Global Times të hënën.

Ministria e Sigurisë Publike e Kinës nisi një fushatë të veçantë për të eliminuar prodhimin dhe shitjen e paligjshme të vaksinave, vaksinimit të paligjshëm dhe krimeve të tjera të lidhura me vaksinat.

Megjithëse identiteti i “klientëve” të vaksinave false mbetet i panjohur, Tao tha se nuk mund të ishin institucione vaksinimi të regjistruara zyrtarisht nga qendrat për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, pasi “ata të gjithë e dinë se rreziku i marrjes së vaksinave false është shumë i madh. ”

Në Kinë, çdo kuti vaksinash ka një kod unik që duhet të skanohet gjatë procesit të vaksinimit për të konfirmuar vërtetësinë e tij, megjithëse ekziston mundësia që kodi të mos skanohet gjatë procesit të vaksinimit emergjent, vuri në dukje Tao.

Bota është e etur për vaksinat e koronavirusit. Në fillim të janarit, media japoneze hodhën dyshime që një pjesë e elitave japoneze  po vaksinoheshin me vaksina kineze , të cilat dyshohej se ishin kontrabanduar në Japoni.

Por Ambasada Kineze në Japoni hodhi poshtë dyshimet duke i quajtur  të paverifikuara dhe mashtrime./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!