Sekuestrohen 222 kg marijuanë në liqenin e Shkodrës, në pranga 2 malazezë

schedule13:50 - 22 Shkurt, 2021

schedule 13:50 - 22 Shkurt, 2021

Në liqenin e Shkodrës në pjesën e Malit të  Zi policia malazeze ka sekuestruar 222 kg lëndë narkotike marijuane.

Mësohet se lënda narkotike ka hyrë në territorin malazez nga Shqipëria, më qëllim transportimin në një vend tjetër.

Në pranga kanë rënë shtetasit me inicialet N.J dhe M.R nga Mali i Zi.

“Nga kontrolli i mëtejshëm i terrenit pranë anijes, policia lokalizoi dhe arrestoi dy persona me iniciale N.R. dhe M.J. Dyshohet se këta dy persona kishin për qëllim transportimin e narkotikëve në një automjet të gjetur aty pranë. Lënda narkotike dhe dy të arrestuarit u dërguan në Policinë e Podgoricës”, njofton policia malazeze.

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!