Një sasi e madhe droge është sekuestruar nga policia e Tripolit në Greqi pas një hetimi disa mujor. Policia greke ka vënë në pranga 4 shqiptarë, në moshat 39-45 vjecç, banues në Athinë dhe dy grekë 62 dhe 64 vjec, njëra prej të cilave femër.
Grupi kriminal vepronte prej prillit 2023 duke trafikuar drogë në Athinë dhe Arkadia nën drejtimin e shqiptarit 45-vjecar. Grupi kriminal kishte kultivuar drogë në një planatacion në Gortynia dhe kishte arritur të nxirrte prodhimin.
Policia gjatë operacionit, ka sekuestruar 169 kg e 104 gram marijuanë, 4 automjete, 8 celularë, 3 peshore, 15,385 euro, 1 pistoletë revolver, 3 fishekë dhe sende të tjera. Deri më tani, ky grup kriminal ka siguruar fitime që shkojnë në vlerën e 600 mijë eurove./abcnews.al