Sekuestrohen 160 kg në Lezhë/6 në pranga, mes tyre 2 femra

schedule14:21 - 27 Mars, 2018

schedule 14:21 - 27 Mars, 2018

Gjashtë persona, mes tyre dy femra janë arrestuar gjatë një operacioni antidroge në Lezhë. Disa nga personat u kapën në banesën e njërit, aty ku dhe u zbuluan gati për t’u transportuar 160 kg kanabis sativa. Policia kishte marrë më herët informacion se shtëpia e Nikolin Marpalaj në Balldren të Lezhës, ishte një bazë droge. Përveç sasisë së kanabis sativa, u sekuestruan armë gjahu, 12 telefonave celularë dhe dy automjete në pronësi të dy prej të arrestuarve. Sipas policisë operacioni u finalizua në momentin kur blerësit po paguanin për të marrë mallin.

Njoftimi i Policisë Lezhë

Sektori për Narkotikët dhe Trafiqet në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, gjatë një operacioni ka arrestuar në flagrancë shtetasit:

• Nikolin Marpalaj, 49 vjeç, banues në Lezhë,

• Kristjan Pepaj, 25 vjeç, banues në Shkodër,

• Doren Pepaj, 22 vjeç, banues në Malësinë e Madhe Shkodër,

• Erjon Ndoci, 29 vjeç, banues në Lezhë,

• Jolanda L, 29 vjeçe, banuese në Shkodër,

• Mirsada P. 25 vjeçe, banuese në Velipojë.

Nga informacionet e marra në rrugë operative nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, se në fshatin Balldren në banesën e shtetasit Nikolin Marpalaj, personat e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin po përgatiteshin për të transportuar e shitur një sasi lëndë narkotike Cannabis Sativa, ku gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e shtetasit Nikolin Marpalaj janë gjetur dhe sekuestruar dhe në cilësinë e provës materiale:

• 160 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa,
• Një armë gjahu,
• Dy peshore elektronike,
• 12 telefona celularë të markave të ndryshme,
• Një automjet tip “Golf 4” në pronësi të shtetasit Kristian Pepaj,
• Një automjet tip “Mercedes Benz” në pronësi të shtetasit Erjon Ndoci.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale të “Prodhim e shitje të lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 283/2, 25, të Kodit Penal./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!