Shtatë persona përfunduan në pranga dhe 155 kg kanabis u sekuestruan gjatë operacionit “SEVEN”. Në operacion morën pjesë dhe forcat speciale të Fierit. Operacioni antidrogë është finalizuar në dy fshatra. Në fshatin Velç, në banesën e shtetasit Tomorr Karçanaj, janë gjetur dhe sekuestruar nga Policia 100 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, në formë pluhuri e cila shërben për përgatitjen e lëndës narkotike në formë çokollate. Aty u arrestuan dhe pesë punëtorët me detyrë mirëmbajtjen dhe përgatitjen e lëndës narkotike. Në fshatin Vllahinë, në një tjetër banesë të shtetasit Tomorr Karçanaj, në një nga mjetet në përdorim të djalit të tij shtetasit Aleksandër Ajazi (Karçanaj), është konstatuar një tjetër sasi lënde narkotike Cannabis Sativa me peshë 55 kg edhe kjo në formë pluhuri e cila shërben për përgatitjen e lëndës narkotike në formë çokollate. Policia ka bërë menjëherë arrestimin në flagrancë edhe të atë e bir si organizator dhe bashkëpuntor./abcnews.al
Sekuestrohen 155 kg kanabis në Vlorë, arrestohen shtatë persona
schedule15:30 - 22 Dhjetor, 2017
schedule 15:30 - 22 Dhjetor, 2017