Sekuestrohen 13 tonë flokë në SHBA

schedule21:57 - 3 Korrik, 2020

schedule 21:57 - 3 Korrik, 2020

Në një port të Nju Jorkut autoritetet vendase kanë sekusestruar një ngarkesë me 13 tonë flokë njerëzish.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se autoritetet theksonin se ngarkesa vinte nga Kina dhe mendohet se flokët njerëzorë janë prerë nga të burgosurit.

E gjithë sasia e sekuestruar kishte një vlerë prej 800 mijë dollarësh. Burgu nga ky vinin flokët ndodhet në krahinën Xinjiang, ku ndodhen rreth 11 milionë popullsi Ujgure, e cila akuzon qeverinë kineze për abuzime me të drejtat e njeriut.

Departamenti i Shtetit Amerikan vlerëson se mbi një milion Ujgur janë arrestuar në një rrjet masiv të kampeve të internimit në Xinjiang, ku thuhet se i nënshtrohen torturës, trajtimit mizor dhe çnjerëzor siç janë abuzimi fizik dhe seksual, puna e detyruar dhe vdekja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!