Sekuestrohen 111 kg kanabis në formë çokollate, 3 në pranga

schedule22:11 - 16 Prill, 2019

schedule 22:11 - 16 Prill, 2019

111 kg kanabis në formë çokollate e sekuestruar dhe 3 persona në pranga. Ky është rezultati i operacionit të koduar ‘Cokollata’, i kryer nga policia e Tiranës. Sipas një njoftimi të bërë publik, mësohet se të arrestuarit janë 33, 37 dhe 57 vjeç, të tre banues në Tiranë. Mesditën e së martes sipas policisë, drejtuesi i një automjeti “Citroen”, bënte lëvizje të dyshimta në rrugën “Pavarësia”, duke shoqëruar automjetin tjetër “Mercedez – Benz”. “Duke qenë në kushtet dhe në dyshimin e arsyeshëm, se personat në fjalë po përgatiteshin të shisnin lëndën narkotike tek persona ende të paidentifikuar, si dhe në bazë të veprimeve të dyshimta që po kryenin, është ndërhyrë menjëherë nga policia, duke gjetur në bagazhin e makinës tip Benz 4 thasë, ku brenda tyre kishte cannabis sativa, të presuar në formë çokollate”, -thuhet në deklaratë. Sipas komunikatës, gjatë operacionit rreth 50 metra larg automjetit të parë, është ndaluar dhe automjeti tip “Citroen”, ndërsa drejtuesi i tij u vu në pranga. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!