Sekuestrohen 1.5 milionë euro nga aktivitete kriminale

schedule13:17 - 4 Korrik, 2018

schedule 13:17 - 4 Korrik, 2018

Sekuestrohen 1.5 milionë euro nga një shoqëri që operonte në vendin tonë në fushen e tregtise nderkombetare. Paratë u gjendën në disa llogari bankare me të gjitha me vlerë 150 mijë euro, ndërsa u prangos edhe italiani Stefano Lorenzi.

Policia e Tiranës sekuestroi 1.5 milionë euro nga disa llogari bankare, të cilat dyshohen se kanë origjinën nga aktivitete kriminale. Në pranga të uniformave blu ra shtetasi Italin, Stefano Lorenzi. Ky i fundit kishte regjistruar një shoqërie në vendin tonë me aktivitet ndërkombëtar në fushën e tregtisë, ndërsa transfertat bankare kryheshin online.

Sipas prokurorisë, Lorenzi kishte përfituar për një periudhë të shkurtër kohore sasi të konsiderueshme në valutë euro, duke i trasferuar nga Hong Kong dhe Itali.

Nga hetimet e deri tanishme, Stefano Lorenzi operonte në fushën e ndërtimit dhe akzua kryesore është ajo e pastrimit të parave. Nuk është ende e përcaktuar sa kohë kishte kompanie e Lorenzit që kryente aktivitet në vendin tonë, pasi nuk figuron i regjistruar as në Qendën Kombëtare të Biznesit.

Prokuroria pohoi se hetimet ishin regjistruar në Shkurt të këtij viti, pasi një bankë e nivelit të dytë kishte krijuar dyshime për disa llogari bankare të gjitha me vlerën 150 mijë euro, të cilat ishin regjistruar në emër të shtetasit italian.

Më pas u vërtetua se, Stefano Lorenzi, i dënuar më herët në itali për të njëjtën vepër penale, kishte ngritur në vendin tonë një aktivitet për pastrimin e parave dhe aseteve kriminle. Ndërkohë Gjykata e Tiranës ka vendosur sekuestrimin e 1.5 milionë eurove deri në përfundim të hetimit./abcnews.al