Policia italiane ka goditur një rrjet kriminal në Romë që merrej me magazinimin dhe shitjen e lëndëve narkotike. Mësohet se në një operacion të gjerë është bërë e mundur zbulimi dhe sekuestrimi i 1.3 ton marjuanë në një vilë në kryeqytetin italian.
Agjentët kanë arrestuar në flagrancë një 18-vjeçar shqiptar. Idenditeti i tij nuk bëhet i ditur. Gjithashtu, policia ka arrestuar edhe një shtetas italian. Mediat përtej adriatikut shkruajnë se në një hetim modest, është zbuluar se shqiptari merrej me aktivitete të paligjshme.
18-vjeçari është ndjekur me kujdes nga policia deri në banesën e tij, të cilën e kishte shndërruar në një magazinë për marijuanën. Mësohet se lënda narkotike ishte ndarë në 75 thasë të mëdhenj dhe do të shitej e gjitha në qytetin e Romës./abcnews.al