Sekuestro preventive 25 000 metrave katrorë tokë në Malësi të Madhe

schedule19:46 - 27 Prill, 2018

schedule 19:46 - 27 Prill, 2018

Gjykata e Shkodrës, pas kërkesës së prokurorisë së rrethit ka vendosur sekuestro preventive për rreth 25 000 m2 tokë e llojit pyll, në Razëm të Malësisë së Madhe.

Hetimi i krimit ekonomiko-financiar kishte filluar në Mars 2016, ndërsa vendimi i gjykatës u dha më 25 Prill 2018. Sipas organit të akuzës së Shkodrës, kjo sipërfaqe ndodhet ende e regjistruar në favor të përfituesve të vendimit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave ish-pronarëve.

Hetimet treguan se ish-pronarët, Rrethi Malësi e Madhe, me anë të të cilëve janë kthyer 53 906 m2 tokë e llojit pyll në Razëm, janë të falsifikuara.

Vazhdojnë hetimet për funksionarët publikë që kanë dhënë këto vendime si dhe përfituesit të pasuritë në mënyrë të paligjshme për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”./abcnews.al