Sekuestro pasurive të Visit të Pojës/ “Ura” e Drogës “ngrin” hotele, lokale dhe apartamente të të kërkuarit

schedule13:21 - 28 Qershor, 2025

schedule 13:21 - 28 Qershor, 2025

Prokuroria e Posaçme ka vënë në sekuestro 21 pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro në qytetin e Durrësit që rezultojnë në pronësi të 3 personave të përfshirë në operacionin Ura për trafikun e lëndëve narkotike mes Shqipërisë dhe Italisë. 10 prej pasurive të evidentuara se janë krijuar nga aktiviteti kriminal rezultojnë në pronësi të Elvis Doçit si dhe familjarëve te tij, i njohur si Visi i Pojës, që është shpallur në kërkim pasi i shpëtoi arrestimit.

Pasuritë e tjera janë në emër të Juxhin Draxhit dhe Ervin Zeqirit të dy të arrestuar gjatë operacionit Ura. Pasuritë e sekuestruara ndodhen në qytetin bregdetar të Durrësit dhe tashmë po administrohen nga agjencia e administrimit të pronave të konfiskuara dhe sekuestruara mes të cilave 21 dyqane, bare, restorante, ndërtesa, bodrume, apartamente dhe sipërfaqe toke. Dyshohet se këto pasuri janë vënë nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës. Gjatë operacionit Ura mes Shqipërisë dhe Italisë u lëshuan 52 urdhër arreste, mes të cilëve edhe për Elvis Doçin që cilësohet si një nga organizatorët e trafikimit të lëndëve narkotike.

Fillimisht u vunë në sekuestro 2 kompani ndërtimi, 4 shoqëri tregtare, restorante, agjenci pasurish të paluajtshme, 1 TV kabllor, si dhe automjete luksoze e para cash. Ndërsa Elvis Doçi I njohur edhe me emrin Visi i Pojës është një emër i njohur për drejtësinë.

Një vit më parë gjatë një operacioni të policisë në bazën e tij në Durrës u sekuestrua një shumë prej 3 milionë euro kesh. Sipas hetimeve, trafiku I lëndëve narkotike është bërë midis shtatorit 2021 dhe qershorit 2022. Sipas hetimeve gjatë viteve të fundit janë sekuestruar mbi 30 kilogramë heroinë, 2 ton kokainë, dhe 400 kilogramë kanabis. Gjithashtu është zbuluar se nëpërmjet një linje autobusësh, në Shqipëri janë futur rreth 4.5 milion euro kesh.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!