Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sekuestrimi i pasurive të tre ish-gjyqtarëve, Yuri Kim: Reforma në Drejtësi po ecën përpara

schedule11:46 - 28 Prill, 2021

schedule 11:46 - 28 Prill, 2021

Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar pasi Gjykata e Posçme sekuestroi pasuritë e tre ish-gjyqtarëve. Në një postim në rrjetet sociale, diplomatja amerikane thekson se Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e shpejtë, e lehtë ose e përsosur, por po ecën përpara.

“Gjykata Speciale pranoi kërkesën e SPAK për sekuestrimin e pasurive të dy ish-gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe një ish-gjyqtari të Lartë së Lartë, të cilët dështuan të verifikojnë për fshehjen e pasurive. Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e shpejtë, e lehtë ose e përsosur, por po ecën përpara, hap pas hapi,” shkruan Kim.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sekuestroi pasuritë e ish-Kryetarit të Gjykatën Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe ish gjyqtarit Fatos Lulo. Pasuria i është sekuestruar po ashtu edhe Shkëlzen Selimit, ish anëtar i Gjykatës së Lartë.

Vendimi ka ardhur nga SPAK, ku nga hetimi penal i kryer, rezultuan të dhëna që ish gjyqtarët  kishin në pronësi pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme, apo pasuri që i kanë fshehur. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!