Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka përshëndetur sekuestrimin e pasurive për ish gjyqtarët Fatos Lulo, Bashkim Dedja dhe Shkëlzen Selimi.
Soreca në postimin e tij në Twitter e ka cilësuar një lajm të mirë se sipas tij ky është një hap që tregon se SPAK është duke ndjekur detyrat e tij për të luftuar korrupsionin.
LEXO EDHE: Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e SPAK, sekuestron pasuritë e tre ish-gjyqtarëve
“Lajm i mirë sot që Gjykata Speciale ka pranuar kërkesën e SPAK për të sekuestruar pasuritë e 3 ish-gjykatësve të Kushtetueses & Lartë. shkarkohet nga vettingu. Një hap tjetër që tregon SPAK është duke ndjekur detyrat e tij për të luftuar korrupsionin. Reforma e Drejtësisë vazhdon”, shkruan Soreca.e.su./abcnews.al