Sekuestrimi i 613 kg kokaine në Durrës, Gjyakta lë në burg Arbër Çekajn

schedule15:50 - 21 Shtator, 2019

schedule 15:50 - 21 Shtator, 2019

Gjyakta e Krimeve te Rënda ka lënë në burg pronarin e kompaninë Arbri Garden, Arbër Çekaj. Ai u ekstradua nga Gjermani dy ditë më parë, dhe akuzohet për 613 kg kokainë që u sekuestruan në Maminas të Durrësit vitin e kaluar.

Arbër Çekaj, personi që dyshohet se porositi nga kolumbia 613 kg kokainë do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve. Ky ishte vendi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për 40-vjeçarin, i cili u esktradua nga shtetit Gjerman mesditën  e 19 shtatorit. Pronari i kompanisë “Arbri Garden” e priti masën e sigurisë, i qetë dhe i qeshur.

Avokati Maks Haxhia këroi një masë më të lëhtë sigurie për klientin e tij, me pretendimin se Çekaj ishte porosities i baneneve dhe jo i kontenierit ku u gjet kokaine e fshehur në dyshemen e tij. Arbër Çekaj akuzohet nga Prokuroria për Krime të Rënda për trafik të lëndëve narkotike pasi në mars të 2018 u zbuluan në Portin e Durrësit 613 kilogramë kokainë. Nga hetimet rezultoi se 40-vjeçari ishte larguar nga Shqipëria 3 javë para se të sekuestrohej kokainës. Ai u shpall në nga policia e shetit në kërkim ndërkombëtar, dhe u prangos në Gjermani ku edhe kishte kërkuar azil, por, që u refuzua nga gjyakta e Essen-it.

Për sasinë rekord të kokainës, u arrestua Armando Pezaku, i cili ishte shoferi I kaminonit që transportoi kontenierin ku ishte fshehur droga nga porti i Durrës drejt Maminasit. Ndërkohë në pranga përfundoi edhe menaxheri i “Arbri Garden” Donaldo Lushaj.  Sipas Policisë së Shtetit, nëse 613 kg ekokainës do të hidhej në treg ajo do të kapte vlerën e 180 milion eurove.  /ABC News Albania 24/7

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!