Sektorët në të cilët përdoret më shpesh “Chat-GPT”

schedule18:18 - 12 Tetor, 2023

schedule 18:18 - 12 Tetor, 2023

Që nga fillimi i Chat-GPT nëntorin e kaluar, përdorimi i inteligjencës artificiale është bërë shumë më i zakonshëm, veçanërisht në vendin e punës. Duke dashur të mësojë më shumë rreth përdorimit të chatbot-it popullor në kompani në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, Indusface anketoi 2000 punëtorë në 25 sektorë të ndryshëm.

Hulumtimet zbulojnë se “Chat-GPT” përdoret më së shumti në reklama. Rreth 39 për qind e punëtorëve të anketuar në atë sektor e përdorin atë në punën e tyre. 11 përqind e tyre përdorin një chatbot me AI më shumë se një herë në javë, por 5 përqind thonë se nuk do ta përdorin kurrë atë.

38 për qind e punonjësve të anketuar në sektorin ligjor pranojnë se përdorin “Chat-GPT” në punë. Indusface thekson se ky informacion nuk është aspak befasues pasi raportet e fundit tregojnë se inteligjenca artificiale po riformëson sektorin ligjor duke përmirësuar efikasitetin e kontratave dhe duke automatizuar pjesë të caktuara të punës.

Sektori i artit dhe medias zuri vendin e tretë. Të dhënat tregojnë se 33 për qind e punonjësve të anketuar në atë sektor përdorin chatbot me inteligjencë artificiale për punën e tyre. 13 për qind e tyre pranojnë se e përdorin të paktën një herë në javë.

10 sektorët në gjithë botën ku përdoret më shpesh “Chat-GPT”

Reklamat – 39 për qind
Sektori ligjor – 38 për qind
Media dhe arti – 33 për qind
Teknologjitë e informacionit dhe komunikimit – 30 për qind
Ndërtimi – 30 për qind
Pasuri të paluajtshme – 29 për qind
Prodhim – 29 për qind
Mbështetja e klientit – 29 për qind
Kujdesi shëndetësor – 28 për qind
Qeveria dhe mbrojtja – 28 për qind

Hulumtimi i Indusface tregon se Chat-GPT përdoren më shpesh për të shkruar raporte. përkthimi, hulumtimi dhe dërgimi i e-maileve. Pavarësisht kësaj, tregohet se 55 për qind e punonjësve të anketuar thonë se nuk i besojnë punës me kompanitë që përdorin “Chat-GPT” ose një tjetër chatbot me inteligjencë artificiale.