Seksi, nazistët dhe da Vinci: Historia e fshehur e rizotos italiane

schedule11:39 - 6 Mars, 2021

schedule 11:39 - 6 Mars, 2021

Nga Julia Buckley, CNN

“Riso Amaro” (Rizoto e Hidhur) është një film që paraqet gra të veshura me pantallona të shkurtra dhe me çorape të shqyera që ecin në ujë, mundje me baltë mes vajzave dhe dekolte të hapura e bluza të ngushta.

Po ashtu, filmi, një tragjedi neorealiste thriller-slash, tregon për një çift kriminal që hyri në fushat e orizit në rajonin e Piemontes të Italisë duke shkaktuar përleshje me armë dhe vjedhje orizi.

“Riso Amaro” është një mesazh indirekt për punën e bërë, që deri në atë kohë, nuk kishte marrë asnjë vlerësim.

Çdo verë, nga maji deri në korrik, deri në vitet 1960, mijëra gra të klasës punëtore do të shkonin në Luginën Po të Italisë veriore, për të punuar si ‘modina’ duke pastruar barërat e këqij për rritjen e orizit.

“Ato fillonin shumë herët dhe punonin deri vonë pasdite” thotë Dr Flora Derounian, pedagoge në gjuhët moderne në Universitetin e Sussex, e cila është e specializuar në punën e grave dhe në gojëdhëna.

“Ato ishin në ujë deri në gju, të ekspozuara ndaj diellin dhe kishin një ekspozim të lartë ndaj sëmundjeve, përfshirë malarien. Një senator i cili në 1953 bëri një fjalim për kushtet e tyre te punës, i krahasoi ato me një nga qarqet e ferrit të Dantes”, tha ajo.

Kur u mësua sesi ishte teknika e punës, Silvana Mangao, tha duke bërtitur se edhe një milion euro t’i jepnin në ditë nuk do ta bënte atë punë, informon abcnews.al.

Por Derounian thotë se, kishte të bënte më shumë me modinat sesa me ushqyerjen e kombit. Kryesisht me ato të krahut të majtë, që ishin punëtore që kishin protestuar kundër qeverisë fashiste dhe që kishin kryer punë të rëndësishme si pjesë e rezistencës anti-naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Mendohet se orizi u zbut për herë të parë në luginën e lumit Yagtze të Kinës, rreth 10,000 vjet më parë. Para kësaj, vendasit kishin korrur oriz të egër për disa mijëra vjet më herë.

Romakët e importuan orizin për ta përdorur si erzë, dhe ka të dhëna që në Mesjetë po përdorej ende ashtu, i bluar. Përdorej për të trashur salcat, thotë Diego Zancani, profesor emeritues i gjuhëve mesjetare dhe moderne në Universitetin e Oksfordit dhe autor i “Si u dashuruam me ushqimin italian”.

Kultivimi i orizit në Itali erdhi pak më vonë, thotë ai, ndoshta duke hyrë nga Insia. Megjithatë, tradita ka qenë që industria e orizit të Italisë të fillojë në Lombardi në shekullin 15, në 1450.

Sido që të jetë, prodhimi i orizit u bë edhe në tokat kënetore rreth lumit Po dhe Veneto në veri të Italisë. Vendi u bë shpejt prodhuesi më i madh i orizit në Evropë. Gati 600 vjet më vonë, ende është prodhuesi më i madh, informon abcnews.al.

Në vitin 1839, prifti jezuit Padre Calleri, u kthye nga puna misionare në Filipine, duke marrë me vete farat e 43 lloje të ndryshme të orizit, të cilat me shumë mundësi i kishte vjedhur.

Ai i solli në zonën Vercelli në Piemonte, ku Konti i Cavour, Camillo Benso, promovoi me entuziazëm varietetet e reja, duke ndërtuar një sistem kanalizimi për të krijuar atë që do të bëhej sektori modern i orizit në Itali.

Benso u bë kryeministri i parë i një Italie të sapo unifikuar, por ai nuk ishte emri më i mirënjohur që merrej me tregtinë e orizit.  Leonardo da Vinci ishte ai që u punësua nga familja Sforza për të krijuar sistemin e kanalizimit në Milano, në vitin 1482, i cili do të krijonte një rrugë uji nga Liqeni Como në qytet. Leonardo da Vinci shkoi në Milano si inxhinier dhe Francesco Sforza ishte interesuar për orizin 30 vjet më parë. Në CV-në e tij ai shkroi se ishte një ekspert në hidraulikë që ka marrë pjesë në ndërtimin e sistemeve të kanalizimit, që përmirësoi prodhimin e orizit në Luginën Po.

Por të rikthehemi të filmi. Një skenë në “Riso Amaro” tregon gratë që paguhen për ditën e punës me një lugë oriz. Tregon vajzat e vogla të cilat gjithashtu punojnë në fusha. Dhe gra që punonin me foshnjat në sup për t’i ushqyer me gji në drekë, informon abcnews.al.

Politika e majtë sundoi fushat e orizit, ndoshta për shkak të kushteve të vështira. Shumë njerëz ishin anëtarë të partive të tyre lokale komuniste dhe ata gjithmonë kërkonin kushte dhe ushqim të mirë, thotë Derounian. Ka greva të dokumentuara nën sundimin fashist dhe nazist.

“Ata ishin një nga forcat e vetme të punës për të protestuar nën fashizëm dhe për të fituar koncesione, përfshirë paga më të mira, ditë më të shkurtra pune dhe të drejtën për të sjellë ushqim në fusha për kohën e pushimit të tyre. Dhe kur ata u bashkuan me protesta më të gjera, modina do të vihej në front, veçanërisht gjatë okupimit nazist’, thotë ajo. “Ata kishin më pak të ngjarë të arrestoheshin”.

Jo gjithmonë funksionoi. Një grua u vra në një protestë në 1949. Maria Margotti, një ish-anëtare e rezistencës. Ishte 34 vjeç kur u qëllua, duke protestuar për të drejtat e punëtorëve bujqësorë në Molinella, Emilia Romagna. 30 persona të tjerë u plagosën kur policia hapi zjarr në turmën prej 6,000 vetash.

Sigurisht që kishte konflikte midis grave vendase dhe të huajave, të cilat vinin nga jashtë zonës. Nëse gratë vendase do të bënin grevë për një pagë më të mirë, pronarët e tokave do të sillnin të huaj për të punuar. “Shkaktoi shumë probleme”, thotë Derounian. Skena e famshme e luftës në “Riso Amaro”, në të cilën gratë luftojnë në ujin me baltë, më shumë sesa titull do të thotë se ato po luftojnë për punëtorët e mjeruar.

Por, thotë ajo, kur mondinat mendojnë për jetën e tyre të vjetër, e bëjnë me dashuri, informon abcnews.al

Padyshim që ka kujtime të bukura. Ato flasin për ndjenjën e komunitetit, solidaritetit, pjesëmarrjes në rezistencë dhe komunizëm”, thotë Derounian.

Ato këndonin ndërsa punonin, madje edhe kor ka kore mondine në veri të Italisë. Disa me ish-punëtore akoma në to, por të tjerë të përbërë nga të afërm dhe gra vendase, duke mbajtur gjallë historinë e tyre. Modina doli jashtë loje në 1960 kur në treg dolën pesticidet dhe mekanizmat pastrues.

“Rose Amaro” është një film neorealist, zhanër i pasluftës në Itali, duke u përqendruar në kushtet e jetës së shtresës së varfër të shoqërisë. Regjisori Giuseppe de Santis ishte një anëtar i paguar i Partisë Komuniste Italiane. Ai do të luftonte gjithashtu si një partizan kundër nazistëve në Luftën e Dytë Botërore. Por ata kishin nevojë për tërheqje seksuale për të financuar filmin. Dhe, në formën e Manganos, arritën ta merrnin atë.

“Nuk ka asnjë forcë tjetër punëtore, përveç prostitutave ose modeleve që kanë ndezur imagjinatën në periudhën paslufte. Por mendoj se ka ardhur me koston e seksualizmit të tyre. Një grua tha që pas filmit, ishin menduar si prostituta dhe asgjë më shumë”, thotë Derounian.

Kështu që herën tjetër që do të shijoni rizoto, mos harroni lidhjet e tij me rezistencën, Da Vincin dhe, natyrisht me Kinën. Por gjithashtu mendoni për mondinën, puna e vështirë e së cilës bëri që pjatat e orizit italian, të shkonin nëpër botë./Përshtati nga CNN, e.b-abcnews.al