Seks me të burgosurin në prani të shokëve, 7 muaj burg për gardianen

schedule14:29 - 3 Korrik, 2021

schedule 14:29 - 3 Korrik, 2021

Një oficere burgu nga Kalifornia e cila kishte kryer marrëdhënie seksuale me një të dënuar në prani të 11 të burgosurve të tjerë është dënuar me shtatë muaj burg, raporton Daily Mail.

 

Oficerja, Tina Gonzalez, 27 vjeç e cila shërbente në qarkun Fresno, preu një vrimë në uniformën e saj në mënyrë që të bënte seks me të burgosurin më lehtë, thanë prokurorët. Gonzalez u akuzua për marrëdhënie seksuale me një të burgosur, për posedimin  droge dhe pijeve alkoolike në burg, dhe për shkelje të rregullave- ajo i kishte dorëzuar të burgosurit një celular, raporton abcnews.al

Zyra e sherifit filloi menjëherë hetimet pasi anëtarët e stafit u informuan se një i burgosur u tregoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me oficeren. Ajo bëri një betim të cilin e hodhi poshtë  duke rrezikuar  jetën e kolegëve të saj,” tha McComas.

 

‘Por ajo nuk është penduar. Ajo ka telefonuar vazhdimisht të burgosurin dhe bën biseda seksuale me të, madje mburret me krimet që ka kryer. ‘

Policia arriti të gjente telefonin pas një kontrolli në qelinë e të burgosurit.  Qëllimi i saj nuk ka qenë kurrë të shkaktonte dëme ose rrezik për punonjësit e burgut, tha avokati i saj i mbrojtjes, Martin Taleisnik.  Avokati theksoi se si Gonzalez mori përgjegjësinë për veprimet e saj.

Ai gjithashtu  tha se divorci me bashkëshortin e kishte lënduar shumë duke e bërë të ndihej e “’ pambrojtur”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!