22 Marsi ishte dita më e rëndësishme në jetën e Eliona Pitarkës, pasi u bë nënë për herë të parë. Aktorja zbuloi se e kishte quajtur vogëlushen e saj Gala, emër të cilin e ka përzgjedhur bashkëshorti i saj.
Eliona e përshkroi takimin e parë me të bijën si një moment magjik: “Nuk di ta shpjegoj me fjalë, ishte përtej çdo ndjesie që kemi ndjerë deri më sot! Magji, emocioni më i fortë, kuptimi i jetës dhe i faktit që jemi femra.“
Ndërsa ka kaluar vetëm një javë nga lindja, aktorja është shfaqur më në formë se kurrë. Në një postim në Instagram, ajo ka publikuar foto nga paraqitja e saj, ndërsa tregon “sekretin”: “Gocaaa ja një arsye përse duhet të lindni vetë. Ka kaluar thjesht një javë”. /abcnews.al