Sekreti për të parë nëse vezët janë të freskëta

schedule15:21 - 31 Mars, 2022

schedule 15:21 - 31 Mars, 2022

Të gjithë e kemi pyetur veten të paktën një herë në jetën tonë nëse vezët që kemi blerë ose i kemi mbajtur në frigorifer për disa ditë janë të freskëta.

Një mënyrë e thjeshtë për të zbuluar:

Mbushni një tenxhere të vogël me ujë të ftohtë dhe shtoni vezën. Nëse zhytet dhe prek fundin e tenxheres së vogël, atëherë është e freskët dhe e përshtatshme për t’u ngrënë.

Nëse fundoset sërish dhe nuk arrin fundin e tenxheres, do të thotë se duhet konsumuar në një kohë shumë të shkurtër. Së fundi, nëse noton në ujë, atëherë është e ndenjur. Në fakt, arsyeja pse noton janë gazrat që janë mbledhur përmes guaskës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!