Sekreti për të mos i prishur shpejt frutat dhe perimet në frigorifer

schedule17:54 - 27 Mars, 2022

schedule 17:54 - 27 Mars, 2022

A blini fruta dhe perime dhe kur të ktheheni në shtëpi i vendosni direkt në frigorifer ?

Me siguri do të vini re se sirtarët e frigoriferit tuaj nuk janë aq mikpritës. Kjo pasi shumë herë frutat dhe perimet prishen nga lagështia që ka në këto sirtarë dhe fatkeqësisht detyroheni t’i hidhni në një kohë të shkurtër.

Pas blerjes së tyre, frutat dhe perimet duhet të ruhen siç duhet. Ato që kanë nevojë për frigorifer, i vendosim të palarë në raftin e posaçëm për frutat ose në raftin e poshtëm ose në mirëmbajtje (varet nga specifikat e frigoriferit tonë).

Por për të “luftuar” lagështinë që shkurton jetën e perimeve dhe frutave ju duhet vetëm një gjë për ta vendosur në sirtarët e frigoriferit. Një sfungjer i ri që do të blini nga supermarketi është truku ideal që do të arrijë të thithë gjithë lagështinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!