Manchester United është skuadra e fundit që ka stërvitur Luois Van Gaal. Holandezi i hekurt vendosi t’i jepte fund karrierës në fillimin e vitit 2017 dhe prej atij momenti po kalon më shumë kohë me familjen e tij.
Së fundi ka zbuluar një prapaskenë interesante që e tundoi të rikthehet. Në Meksikë e kontaktuan për t’i ofruar stolin e kombëtares pas Botërorit Rusi 2018, mundësi që 68-vjeçari ishte gati ta shfrytëzonte, por diçka e tillë nuk ndodhi.
“Mendoja se do të ishte një sfidë e përshtatshme për mua. E flas gjuhën spanjolle dhe Meksika ka futbollistë shumë premtues. Kanë një skuadër të mirë, janë si Holanda e Amerikës në një farë sensi. Do të dëshiroja të kisha stërvitur Meksikën, por ata arritën akord me dikë tjetër“, deklaron Van Gaal. /abcnews.al