Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sekreti i Lazios dhe batuta për Immobilen, Inzaghi “kërcënon” Romën

schedule18:42 - 18 Janar, 2020

schedule 18:42 - 18 Janar, 2020

Atmosfera në kampin lacial është e shkëlqyer dhe Simone Inzaghi ndihet shumë i lumtur pas fitores së sotme. Ekipi i tij shpartalloi 5-1 Sampdorian dhe regjistroi fitoren e 11-të radhazi në Serie A. Të gjithë po fillojnë të llogarisin edhe bardhekaltrit në garën për titull, teksa tifozët ndihen në qiellin e shtatë.

Ekipi luan bukur, sulmon e shënon pafund, dhe po mposht kë i del para. Trajneri foli për Sky Sports pas ndeshjes së sotme, duke treguar edhe sekretin e kësaj ecurie fantastike. Në fund një koment për Immobilen (23 gola në kampionat), të cilin e vlerëson si lider të ekipit.

Është e sigurt që po kalojmë një moment shumë të mirë dhe i meritojmë këto rezultate. Nuk është se nuk kemi gabuar në këto ndeshje, por skuadra ka qëndruar kompakte dhe e bashkuar. Sot u përballëm me një skuadër që po rritej dhe e kthyem në të lehtë një ndeshje që nuk ishte e tillë.

Djemtë dhanë një sinjal të qartë dhe të fortë, po tregojnë se besojnë te puna që po bëjmë dhe moduli me të cilin po luajmë. Kam fatin që kam në dispozicion lojtarë që punojnë fort gjatë javës. Jam shumë i kënaqur, por nuk duhet të ndalemi. Tani është radha e derbit. Objektivi ynë është të arrijmë fitoren e 12-të radhazi.

Immobile? Duhet sa kohë për të numëruar rekordet e tij. Ciro është një person i madh skuadre dhe e kam kuptuar që në fillim këtë gjë. Ai është kapiteni ynë i tretë pas Lulic dhe Parolos. Përveç golave të shumtë që ka shënuar, ai është një person shumë i rëndësishëm në dhomat e zhveshjes“, përfundon Simone Inzaghi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!