Mauro Icardi po paraqitet mirë te PSG, mbi të gjitha po realizon detyrën e tij kryesore, shënimin e golave. 13 gola ka shënuar këtë sezon sulmuesi argjentinas, i cili analizon karakteristikat e tij në një prononcim për sajtin zyrtar të klubit francez.
“Ndihem shumë mirë. Erdha te PSG më dëshirën për të treguar potencialin tim dhe për momentin gjërat po ecin mirë. Kam një komunikim të mirë me shokët e skuadrës dhe kjo më ka ndihmuar të përshtatem. Shënimi i golit është diçka natyrale për mua, tentoj të jem gjithmonë në pozicionin e duhur për të shënuar.
Më duhet të jem i përqendruar dhe të vendos veten në pozitën e vrasësit në zonë. Kam shënuar 150 gola deri tani në karrierë dhe pothuajse të gjithë ngjajnë me njëri-tjetrin. Kjo është karakteristika ime kryesore. Jam këtu për të ndihmuar PSG-në në fitimin e sa më shumë trofeve“, përfundon sulmuesi argjentinas. /abcnews.al