Alessandro Del Piero futet te ajo kategori futbollistësh dhe kampionësh që nuk “urrehet” nga asnjë tifoz, pavarësisht skuadrës me të cilën ka luajtur. Një lojtar i madh në fushën e blertë dhe një njeri fantastik jashtë saj.
Ish-kapiteni legjendar i Juventusit ka zbuluar për Sky Sport ekipet e preferuara nga Premier League. Ata janë Manchester United dhe Arsenal, që në vitet 2000 ishin shumë të forta dhe zhvillonin një futboll spektakolar.
“Manchester United ishte skuadra model angleze në kohën time. Arsenali ka pasur gjithmonë një sharm të madh, që nga historitë me Parlour dhe Adams, e deri të stadiumi Highbury. Lumturohesha sa herë që luaja në ishull, kam pasur eksperiencë të bukura në Glasgow, por zemra ime ka qenë gjithmonë e lidhur me Torinon”, deklaron Del Piero. /abcnews.al