Sekreti i Bonuccit: Isha pranë kalimit në Rusi, ja si e binda Conten

schedule12:45 - 1 Nëntor, 2019

schedule 12:45 - 1 Nëntor, 2019

Leonardo Bonucci ka zbuluar një sekret në lidhje me të kaluarën. Mbrojtësi la Barin në verën e vitit 2010 dhe u transferua në Torinon bardhezi. Sezoni i parë nuk ishte aspak pozitiv dhe paraqitjet e Bonuccit u shoqëruan me pasiguri dhe gabime.

Një vit më vonë në stol u ul Antonio Conte. Qendërmbrojtësi kishte përfunduar zgjedhje e pestë në repartin defensiv dhe zgjidhja e vetme ishte largimi nga Juventusi. Një ofertë erdhi nga jashtë, italiani ishte pranë firmës, por në fund diçka e frenoi.

Bonucci zbulon gjithçka në një prononcim për La Stampa, aty ku tregon se si arriti të kthehej në titullar dhe në një pikë të fortë të “Zonjës së Vjetër”.

Kur erdhi Conte te Juventusi, unë isha mbrojtësi i pestë për të. Kisha marrë një ofertë nga Zeniti. Isha gati për të firmosur me ekipin rus, por ndjeja brenda vetes që do të ishte një humbje e madhe për mua të largohesha në këtë mënyrë. E binda trajnerin me punë dhe kur filluam të luanim me tre mbrojtjës, nuk e lëshova më postin e titullarit“, komenton Leonardo Bonucci. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!