Federico Bernardeschi është një tip që i pëlqen shakatë. Lojtari i Juventusit po qëndron i izoluar njësoj si të gjithë njerëzit e tjerë. Diçka e sikletshme, por 26-vjeçari tenton të shohë anët pozitive të mbylljes brenda prej koronavirusit.
“Qëndrimi në shtëpi është i duhuri dhe duhet ta bëjmë. Po qëndrojmë me familjarët tanë dhe po tentojmë të shijojmë disa momente me ta. Stërvitem dhe dëgjoj muzikë, më ndihmojnë për të mos menduar shumë”, deklaron italiani ofensiv.
Bernardeschi zbulon edhe një sekret. Dikur vendosi të bënte një shaka të rëndë dhe i trembi për vdekje familjarët e tij. “Kam pasur një shtëpi me dritare që dukeshin në kopsht. Po shihnim një film horror dhe unë bëra sikur shkova në banjo.
U nisa drejt kuzhinës për të marrë një thikë dhe u vesha i gjithi me të zeza. Fillova të trokisja me thikë në xhamin e dritares dhe të gjithë u çmenden nga frika”, tregon futbollisti i kombëtares së Italisë. /abcnews.al