Sekretet e policisë, çfarë paralajmëroi tre vjet më parë eksperti i sigurisë kibernetike: Sot po i del fjala një për një

schedule10:19 - 20 Shtator, 2022

schedule 10:19 - 20 Shtator, 2022

Sulmi kibernetik i Iranit në Shqipëri ka shkaktuar mjaft probleme me funksionimin e shërbimeve qeveritare online në vend, krahas vjedhjes dhe publikimit të të dhënave sensitive të qytetarëve si edhe të Policisë së Shtetit. Përpos faktit se duhet të hetohet se si është e mundur që të pësojmë diçka të tillë ndërkohë që janë shpenzuar qindra miliona euro për mbrotjen kibernetike.

Por, nëse për qytetarët e thjeshtë kjo situatë ndodhi papritur, për ekspertët nuk ishte fare e tillë.

Besmir Semanaj është një ndër ekspertët më të mirë të sigurisë kibernetike në vend. Aktualisht ai punon dhe jeton në Vjenë, por tre vjet më parë ka paralajmëruar me saktësi të plotë pikërisht atë që po i ndodh vendit sot.

I ftuar në emisionin “Intervista e Ditës” ai tha se “Shqipëria është vulnerabël ndaj sulmeve të mundshme të kësaj natyre, që mund të shkojnë deri aty sa të cënojnë edhe sigurinë kombëtare. Dhe një ndër këto sulme, mund të vijë edhe nga akte terroriste, për të cilat eksperti e cilësoi vendin tonë si një “parajsë kibernetike”.

Semanaj that re vjet më parë se jo vetëm mungesa e pajisjeve teknologjike të institucioneve ligjzbatuese, por edhe mosinformimi i shqiptarëve, bën që siguria e gjithësecilit prej nesh, të jetë lehtësisht e aksesueshme.

Tashmë, të gjitha këto kanë ndodhur dhe mbetet për t’u parë nëse prokuroria do të hetojë edhe përgjegjësit për situatën e krijuar apo vetëm mediat për publikimin e tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!