Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sekretarja amerikane ngre alarmin: Ndalimi i plotë i naftës ruse do i çojë çmimet në qiell

schedule21:49 - 6 Prill, 2022

schedule 21:49 - 6 Prill, 2022

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen ka paralajmëruar se një ndalim i përgjithshëm i eksporteve ruse të naftës do të shkaktonte rritje të çmimeve të energjisë në Evropë.

“Çështja për bllokimin e eksporteve të naftës nga Rusia është se shumë vende, veçanërisht në Evropë, janë shumë të varura nga ajo naftë,” tha ajo në komitetin e kongresit në Uashington, shkruan BBC.

“Dhe ne kemi për të parë rritje të çmimeve në qiell nëse vendosim një ndalim të plotë të naftës.”

Lexo edhe: Mbi 5 mijë ukrainas të vrarë që nga fillimi i pushtimit rus, midis tyre 210 fëmijë

Sekretarja tha se shpreson që kompanitë e naftës në mbarë botën të rrisin prodhimin, në mënyrë që të krijojnë hapësirë për sanksione të mëtejshme kundër Rusisë.

Ajo përshkroi “pasojat e mëdha ekonomike në Ukrainë dhe më gjerë” që janë shkaktuar nga pushtimi rus, duke përfshirë një rritje e madhe globale të çmimeve të produkteve ushqimeve./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!