Sekretari i Përgjithshëm: Po përgatitemi për kryesimin e OSBE-së nga Tirana

schedule13:21 - 25 Tetor, 2019

schedule 13:21 - 25 Tetor, 2019

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger tha në një intervistë për shërbimin maqedonas të Zërit të Amerikës se OSBE dhe Shqipëria po përgatiten për kryesimin e organizatës nga Tirana në vitin 2020. Zoti Greminger tha se është “absolutisht i bindur” që kryesimi I saj do të jetë pozitiv si për OSBE-në, ashtu edhe për Shqipërinë.

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger theksoi se zgjidhja e çështjes Kosovë-Serbi është jetike për sigurinë e Ballkanit Perëndimor. Greminger theksoi se kjo do të sillte stabilitet dhe mirëqenie në rajon.

Megjithëse drejtimi i dialogut Prishtina-Beograd është një çështje e Bashkimit Evropian, ai tha se OSBE-ja mund të kontribuojë në një mënyrë neutrale. Greminger nënvizoi se ajo që mund të bëjë OSBE-ja, është të mbështesë dialogun, duke ndihmuar palët që të zbatojnë masat për të cilat është rënë dakord.

Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së tha gjithashtu se e kupton zhgënjimin me moshapjen e bisedimeve për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ai theksoi se mbështetja e OSBE-së për Maqedoninë e Veriut do të vazhdojë në mënyrë që ky vend të zbatojë reformat, të forcojë shtetin ligjor dhe institucionet, dhe për t’u përballur me sfidat e sigurisë, me përballjen e luftëtarëve të huaj të kthyer dhe në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Thomas Greminger tha në një intervistë për shërbimin maqedonas të Zërit të Amerikës se OSBE dhe Shqipëria po përgatiten për kryesimin e organizatës nga Tirana në vitin 2020. Zoti Greminger tha se është “absolutisht i bindur që kryesimi i saj do të jetë pozitiv si për OSBE-në, ashtu edhe për Shqipërinë./ABC News Albania