Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka shprehur sot një shqetësim të madh për situatën në Afganistan. Sipas António Guterres kriza humanitare dhe ekonomike në Afganistan është duke u thelluar ndërsa vendi futet në atë që është cilësuar si një fazë e re.,
“Një katastrofë humanitare po afrohet në Afganistan,” tha ai të martën.
“Sot, pothuajse gjysma e popullsisë së Afganistanit, 18 milionë njerëz, kanë nevojë për ndihmë humanitare për të mbijetuar,” vazhdoi Guterres.
“Javën e ardhshme, ne do të publikojmë detajet e nevojave më të menjëhershme humanitare dhe kërkesat për financim gjatë katër muajve të ardhshëm në një Apel Emergjent për Afganistanin,” tha ai, duke shtuar se ai u bën thirrje shteteve anëtare që të marrin në konsideratë njerëzit e Afganistanit.
“Unë i nxis ata që të sigurojnë fonde fleksibël dhe gjithëpërfshirëse në kohë,” tha Guterres. /abcnews.al/