Sekretari i përgjithshëm i NATO-s flet për ushtrinë e Kosovës në prani të Vuçiç

schedule22:46 - 15 Nëntor, 2017

schedule 22:46 - 15 Nëntor, 2017

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, ka pritur presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një takim zyrtar. Pas një bisede të shkurtër ata kanë dalë në një konferencë për shtyp. Në prani të Vuçiç, kreu i lartë i NATO-s ka përmendur edhe ushtrinë e Kosovës. “Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, mund të bëhet vetëm në përputhje me kushtetutën”, ka thënë Stoltenberg.
Ndërsa presidenti Vuçiç nënvizoi se ka përsëritur në disa raste, qëndrimin e qartë të Serbisë karshi Kosovës për këtë çështje. Ndërkohë, shefi i Aleancës së Atlantikut të Veriut tha se shteti i Serbisë sa më i fortë të jetë, nënkupton siguri dhe stabilitet më të madh në rajonin e Ballkanit Perëndimor./abcnews.al