Sekretari i Jashtëm britanik, James Cleverly vizitoi Kievin përpara Konferencës së 2-të Ndërkombëtare për Rindërtimin e Ukrainës, e cila do të mbahet në Londër në fund të qershorit.Cleverly u takua me presidentin Volodymyr Zelensky dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Dmytro Kuleba.
Gjatë vizitës së dytë në Kiev, ai shprehu bindjen se Ukraina do ta fitojë luftën ndërsa përsëriti qëndrimin e Britanisë në mbështetje të vendit si në fushën e betejës ashtu edhe në rindërtimin e saj. “Ukraina do ta fitojë këtë luftë dhe mund të llogarisë në mbështetjen tonë”, tha ai.
“Ndërsa Ukraina vazhdon luftën e saj të qëndrueshme kundër Rusisë, unë munda të shoh vetë tmerret dhe shkatërrimin e vërtetë të asaj që Rusia i ka shkaktuar këtij shteti sovran,” tha Cleverly. Ata diskutuan edhe për përgatitjet për samitin e ardhshëm të NATO-s dhe formulën e paqes./abcnews.al