Sekretari amerikan i shtetit Pompeo dhe Mogherini “përplasen” për Iranin

schedule12:10 - 14 Maj, 2019

schedule 12:10 - 14 Maj, 2019

Sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo u takua të hënën me përfaqësuesen e lartë të BE-së Federika Mogerinin në një vizitë surprizë në Bruksel. Ndërsa gjatë ditës Pompeo pritet të takohet në Rusi me presidentin Putin.

Një vizitë surprizë ajo e sekretarit amerikan të shtetit Majk Pompeo në Bruksel. Kreu i diplomacisë amerikane u takua me Federica Mogherini, përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për çështje të jashtme dhe politikën e sigurisë. Por Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ende të ndara  për sa i përket politikës që duhet të ndiqet ndaj Iranit

Pompeo modifikoi axhendën e tij. Ai hoqi dorë nga vizita në Moskë për të kaluar në Bruksel, ditën e takimit të ministrave të jashtëm të 28 vendeve anëtare të BE-së.

Kreu i shtëpisë së bardhë Trump, vendosi në mënyrë të njëanshme të braktisë marrëveshjen ndërkombëtare që e detyronte republikën islamike të hiqte dorë nga pasurimi i uraniumit dhe të kishte një arsenal bërthamor, në shkëmbim të normalizimit gradual të marrëdhënieve me komunitetin ndërkombëtar. Një vendim që nuk u prit mirë nga Brukseli.

Mogerini u shpreh se Majk Pompeo dëgjoi në Bruksel së aktualisht ky është një moment kritik e delikat dhe se në momente të tilla, gjëja më e përgjegjshme që mund të bëhet është shmangia e përshkallëzimit.

Irani akuzohet ndër të tjera se ka sabotuar dy petroliere të Arabisë Saudite, një nga aleatët më besnikë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Incidentet u sinjalizuan në Gjirin Persik, duke shënuar përplasjen më të fundit mes Teheranit dhe Riadit rreth burimit më të çmuar, atë të naftës./ABC News Albania 24/7

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!