Sekretari amerikan i Mbrojtjes: SHBA e gatshme të mbrojë Izraelin kundër kërcënimeve të Iranit

schedule11:43 - 1 Nëntor, 2024

schedule 11:43 - 1 Nëntor, 2024

Në një bisedë telefonike me homologun e tij izraelit Yoav Gallant,Lloyd Austin tha se ata janë të gatshëm të mbrojnë Izraelin dhe aleatët e tij në rajon kundër Iranit dhe forcave të mbështetura nga Irani.

Në deklaratën nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) thuhet se Austin zhvilloi bisedë telefonike me Gallant.

Gjatë bisedës ku u diskutuan mundësitë për të ulur tensionet rajonale ndërkohë që sulmet e Izraelit në Gaza dhe Liban vazhdojnë, Austin përsëriti se vendi i tij është i gatshëm të mbrojë ushtarët amerikanë, Izraelin dhe aleatët e tij në rajon kundër “kërcënimeve nga Irani dhe forcat e mbështetura nga Irani”.

Austin përsëriti angazhimin e tyre për një nismë diplomatike që do të lejojë kthimin e sigurt të civilëve libanezë dhe izraelitë të cilët u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të konfliktit në kufirin libanez. Në bisedë krahas kushteve të rënda humanitare në Gaza, Austin vlerësoi edhe mundësinë për shkëmbimin e pengjeve dhe armëpushimin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!