Sejko: Presim tkurrje të kreditimit

schedule17:02 - 10 Prill, 2018

schedule 17:02 - 10 Prill, 2018

Nga 1 Janari, bankat janë të detyruara të pranojnë vetëm një bilanc për bizneset që marrin kredi. Nga kjo nisëm për formalizim, Banka e Shqipërisë parashikon tkurrje të kreditimit, por guvernatori e konsideron atë të domosdoshme.

Banka e Shqipërisë pret që nisma për pranimin e një bilanci të vetëm nga bankat për t’i dhënë hua bizneseve do të japë efekte në rënien e kreditimit. Gjatë raportimit vjetor në komisionin parlamentar të ekonomisë, guvernatori Gent Sejko tha se kjo reformë ka kostot e saj, por është një masë e domsodoshme për të çliruar dhënien e kredisë në të ardhmen dhe uljen e atyre me probleme.

Gent Sejko: “Mund të ketë një ndikim negativ në kreditim, por si çdo reformë e kryer ka koston e saj pastaj ka elementët pozitivë, ka rritjen”.

Sejko tha para deputetëve se forcimi i lekut gjatë viteve të fundit përballë monedhave të huaja, është për faktorë thelbësorë, siç janë rritja e investimeve të huaja, eksporteve dhe shtimi i besimit te monedha kombëtare.

Gent Sejko: “Forcimi ekonomik dhe rritja e fuqisë blerëse. Për momentin e shikojmë si një lëvizje drejt ekuilibrit dhe shikojmë që ka nevojë për ndërhyrje”.

Por kreu i bankës qëndrore pranoi një tepricë të euros në treg, për këtë arsye ai shpjegoi edhe arsyet e nismës së deurizimit.

Gent Sejko: “Në mënyrë që të mos përballemi me kriza dhe sfida të tilla në të ardhmen ne duhet të jemi sa më të mbrojtur”.

Guvernatori raportoi se kushtet e bankave për parandalimin dhe pastrimin e parave janë forcuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!