Sejko i prekur: U mbështeta pas murit, nuk i dilja dot para babait të Klodianit

schedule13:00 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 13:00 - 10 Dhjetor, 2020

Aktivisti i shoqërisë civile Genc Sejko, i ftuar në studion e ABC i përlotur ka theksuar se momenti më i vështirë i protestës së një nate më parë ka qenë kur kanë marshuar dhe takuar familjarët e Klodian Rashës.

Në fjalën e tij me gazetaren Juli Xhokaxhi ka theksuar se dhimbja e familjes për humbjen e të afërmit është e madhe, ai thekson se në ato momente nuk kishte guxim që ti dilte para babait të të riut dhe ka qëndruar i mbështetur pas murit.

Sejko ndër të tjera ka thënë se dhe pse me të gjithë atë dhimbje mbi supe, kryefamiljari i familjes Rasha e kapërceu gjëmën që i ka rënë mbi supe dhe uroi më të mirën për të rinjtë shqiptarë.

Nëse je prind vetë çfarë mund të thuash një familjari që sapo ka futur në varr djalin, ne nuk ishim për të shkuar te familja por ishte ideja për të treguar absurditetin që ndodhi. Kur ishim atje kamerat u fokusuan te babai i Klodianit, unë isha i mbështetur në mur pasi s’di ç’të thuash një prindi që sapo ka mbuluar në dhe djalin 25 vjeçar dhe vijojnë e akuzojne se ka kryer precedentë penale. Ata ishin të njoftuar se ne do të ishin atje, na pritën siç çdo familje shqiptare kur hap dyert e mortit.

Është fatkeqësi që media për të justifikuar atë që i paguan dje o financon të hedhin baltë mbi një 25 vjeçar. Jam i prekur sepse vdes një 25 vjeçar ne flasim për pemën,  se u thyen disa xhama, që u fol me fjalë të pista, sikur ne na ka ngelur gjë tjetër në dorë përveç zemërimit, nuk kemi asnjë mjet tjetër në dorë, dhuna nuk justifikohet por është e kuptueshme u vra një 25 vjeçar nga ato që duhet të na mbrojnë.  Kryefamiljari kapërceu gjëmën që i ka rënë mbi supe dhe uroi më të mirën për të rinjtë shqiptarë”, ka thënë ai.

Aktivisti është shprehur se protesta ishte e organizuar në rrjetet sociale dhe ishte zemërimi i qytetarëve ndaj kësaj çështje ku një efektiv policie ka ekzekutuar një të ri.

Asgjë që mund të ketë bërë Klodiani nuk e justifikon atë që i ndodhi. Kjo nuk është një incident siç do që ta shpallë ministria apo policia. Por policia e shtetit prej kohësh, siç ndodhi në protestën e prishjes së teatrit ku u prish natën. Kjo që ka ndodhur nuk është një përgjegjësi individuale por institucionale.

Në një situatë të tillë ajo që do të ndodhte në një vend të zhvilluar ministri dhe drejtori i Përgjithshëm po ashtu. Gjatë protestës u arrestuar disa, u arrestua një djalë i ri dhe gjatë futjes në furgonin e policisë dhunohej dhe dëgjohej goditja, ne e shikojmë dhunën e përsëritur në një protestë të thirrur për të kundërshtuar dhunën.

Organizimi ishte spontan, unë bëra një status që kishte të bënte me një marshim nga kryeministria për te vendi i ngjarjes, dhe më pas pash që kishte një tjetër postim dhe ne u bashkuam bashkë, s’ka lidhje me asgjë politike, Interesante në këtë protestë ishte se ishin të gjithë të rinj. Dhunën nuk e justifikoj por e kuptoj, por nuk duhet që të kërkohen standarte që nuk janë dhe në asnjë vend në botën e zhvilluar, ai prindi ka humbur djalin 25 vjeç dhe nuk krahasohet me djegien e një peme”, ka thënë Sejko.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!