Bankat dhe institucionet financiare në vend duhet të investojnë për tu lidhur sa më parë me sisitemin europian të pagesave SEPA.
Kreu i bankës Qendrore Gent Sejko tha se pas pranimit të aplikimit të Shqipërisë tashmë është e rëndësishme të plotësohen të gjitha kriteret teknike në mënyrë që të nisin trasaksionet gjatë 2025.
Guvernatori Sejko ndër të tjera dha shifra konkrete në lidhje me përfitimet ekonomike nga funksionimi i sistemit AIPS në euro.
Banka e Shqipërisë inkurajon bankat që të jenë sa më të orientuara drejt projekteve inovative, që synojnë ofrimin dhe rritjen e volumit të shërbimeve bankare në distancë.